Hapja e negociatave, Balla i shtrin dorën për bashkëpunim grupit të Alibeajt: Për elementë të caktuar që i kanë shpallur luftë aleatëve…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për mungesën e opozitës në konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel një ditë më parë. Balla u shpreh se në tryeza të tjera dera për opozitën është e hapur duke theksuar se do të bashkëpunojnë vetëm me grupin që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj dhe jo atë të drejtuar nga Sali Berisha.

“Konferenca e parë ndërvqeberitaare ka definicion të qartë. Qeveria shqiptare dhe kolegji i komisionerëve. Do kemi mundësi të tjera ku do të jemmi bashkë maxhorancë dhe opozitë në Parlamentin Europian dhe në këtë kontekst nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që e ka shprehur edhe kryeministri në fjalën e tij ku tha se duhet të kishim edhe opozitën. Flas për atë opozitë të përgjegjshme nuk flas për një element të caktuar të opozitës që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë. Në këtë kuptim ftesa është e sinqertë. E bëri kryeministri sot në atë moment solemn. Ajo është një fitore e gjithë shqiptarëve”, tha ai.

Zjarr Tv Ad