Hapja e negociatave dhe 100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA festohen sot me koncert në sheshin Skënderbej, ja këngëtarët që do të ngjiten në skenë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hapja e negociatave dhe 100-vjetori i marrëdhenieve Shqipëri-SHBA festohen sot me një koncert në sheshin Skënderbej.

Dy ngjarje historike, hapja e negociatave me BE-në dhe 100 vjet miqësi me SHBA-të, janë arsyeja për të festuar sot në sheshin Skënderbej.

Një koncert me artistët më të mirë shqiptarë dhe një spektakël fishekzjarrësh që do dhurojnë padiskutim një atmosferë festive në shesh është ftesa për çdo qytetar që të vijë sot në orën 19:00.

Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës,Erion Veliaj,në skenën e dizajnuar me yjet e flamurit europian, do të ngjiten zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj.

Zjarr Tv Ad