Haradinaj kujton ditën kur GJND njohu legjimitetin e Kosovës, tregon edhe tre koincidenca

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 si një nga datat më të rëndësishme historike të shtetësisë së Kosovës.

Ne  kete datë GJND-ja shpalli verdiktin se Pavarësia e shtetit të dytë shqiptarë ishte legjitime.

Haradinaj e ka lidhur këtë datë, edhe me ftesën që ka marrë së fundmi nga Gjykata Speciale në Hagë duke thënë se në këtë 9 vjetor thirrja e tij në Hagë është koincidenca e tretë.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike. R. H

 

Zjarr Tv Ad