Haradinaj: Më mërzitë ikja e qytetarëve por s’mund të gjejmë zgjidhje urgjente

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh sot se situata me ikjen e qytetarëve është shqetësuese dhe se ajo është prezente qe dy dekada porse nuk mund të gjendet zgjidhje urgjente.

“Normal që na shqetëson e na mërzitë por papunësisë e 20 viteve, nëse dikush mundet me zgjidh sot, të urdhërojë të dalë në vend timin por është problematike dhe po punojmë në këtë drejtim. Detyra jonë është të hapim vende pune në Kosovë, është shqetësuese, realitetet tona me dekada e kanë këtë problem dhe e kemi ta pamundur që ta zgjidhin këtë çështje me urgjencë”, ka thënë Haradinaj.

Sot edhe Kuvendi i Kosovës po mban Seancë të Jashtëzakonshme në lidhje me këtë çështje ku do të nxjerrim një rezolutë për të cilën kryeministri Haradinaj tha që qeveria do ta zbatojë.

“Është një seancë e qëlluar për një temë që është ndjeshme, nuk e di çka kanë propozuar si rezolutë por çdo veprim që del për qeverinë do ta zbatojmë”, ka thënë Haradinaj.

 

Zjarr Tv Ad