Haradinaj: Mogherinit iu mor nga duart dialogu, shpëtuam nga rreziku i ndarjes

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i qeverisë së Kosovës, Ramush Hardinaj, nuk ka dashur ti japë një përgjigje direkte deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Tiranë, e cila e përjashtoi veten nga çdo plan për ndarjen e Kosovës.

Por Haradinaj duke iu referuar sërish Samitit të Berlinit, tha se suksesi më i madh i atij takimi ka qenë kalimi i procesit të dialogut nga shefja Federica Mogherini, në përgjegjësi të kacelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.

Haradinaj: “Pra, procesi i dialogut është larguar prej një adrese, e cila ka mundur me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe… Është shumë me rëndësi që kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi, e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, marrja e dialogut prej zonjës Mogherini tek kancelarja Merkel, që ka qëndrim të qartë e të vazhdueshëm kundër lëvizjes me kufij, tani mendoj se mundemi me qenë më të qetë. Duhet të jemi më vigjilent sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu, por nuk kemi më rrezik nga ndarja e Kosovës”.

Në fund, Haradinaj tha se duhet të ndryshohet regjimi i kufirit me Shqipërinë. Shefi i ekzekutivit këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

 

Zjarr Tv Ad