Haradinaj nga Berlini – Thaçi e Rama më bën presion në Samit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ramush Haradinaj mbrëmë nuk ka folur në Berlin pas përfundimit të Samitit. Por, këtë ai e ka bërë në një intervistë ekskluzive për televizionin T7 të martën ku ka shpalosur detaje të asaj çfarë ka ndodhur brenda dyerve të mbyllura të zyrave të Kancelares Gjermane Angela Merkel kur është folur për Kosovën e Serbinë në prani të liderëve të rajonit.

Në një intervistë me autorin e emisionit Pressing Leonard Kerqukin, Haradinaj është shfaqur i bindur se Samiti e ka ndaluar temën e ndryshimit të kufijve, në të cilën kishin rrëshqitur Thaçi e Vuçiq me izën e Mogherinit. Sipas Haradinajt, takimi në Berlin përfundimisht e ka ndryshuar formatin e bisedimeve të Brukselit duke thënë se tani dy fuqitë europiane Gjermania e Franca e kanë në dorë këtë punë.

Por, Haradinaj ka kërkuar edhe involvimin e SHBA’ve të cilën rikujton se ia ka kërkuar edhe Mogherinit gjatë një takimi me tensione muaj më parë në Bruksel.  Por, cfarë thotë Haradinaj rreth detajeve tjera të takimit. Cfarë presioni i kishin bërë Thaci e Rama gjatë fjalimeve të tyre? Si u është përgjigjur atyre ?Çfarë i kanë thënë për taksën Merkel e Macron.

Për sa kohë është kërkuar suspendimi i taksës. Si ka kaluar takimi me ambasadorin e Presidentit Trump Berlin? Kush do të shkojë më 1 korrik në Paris? Në çfarë forme do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Çfarë kompromisi duhet të bëjë Kosova nëse ka arritur ta parandalojë çështjen e ndryshimit të kufijve. A është zgjidhje e mundshme sovraniteti i dyfishtë? Çfarë qëndrime kanë vendet e rajonit   Çfarë kanë folur mes vete Haradinaj e Vuçiq?

A i kanë shtrënguar duart ata? A ka kërkuar Thaçi para Merkel e Macron që Presheva t’i bashkohet Kosovës siç ka thënë në media? Çfarë i kanë thënë saktësisht Merkel e Macron për liberalizimin e vizave. Kur duhet pritur përgjigja për këtë çështje?

 

Zjarr Tv Ad