Haradinaj nuk tërhiqet nga deklarata për Ramën: Shqiptarëve ua kam borxh të vërtetën

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Ramush Haradinaj u qëndron sërish deklarimeve të tij se nga Thaçi dhe kryeministri Edi Rama ka pasur “presion” për të hequr taksën ndaj Serbisë.

Në një dalje për mediat pas mbledhje së qeverisë së Kosovës, Haradinaj pa dashur të merret personalisht me Ramën tha se u ka për borxh qytetarëve të vërtetën mbi këtë proces kaq të rëndësishëm.

Haradinaj: Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi “Rrno për me tregu”. Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën.

Rama i përgjigjet Haradinajt: Merkel dhe Macron kërkuan pezullimin e taksës për tu bërë pjesë e dialogut

Rama: Edhe Vuçiç u shpreh po aq i palumtur sa Ramushi

Haradinaj zbardh prapaskenat e Berlinit: Rama-Thaçi, “presion në anglisht” për heqjen e taksës

 

Zjarr Tv Ad