Haradinaj pranon mandatin e deputetit

0
13

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ndryshe sa kishte bërë të ditur më herët, ka ndryshuar mendje dhe është regjistruar si deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj shkruan në Facebook se Kosova ka treguar demokraci të lartë në zgjedhje, duke uruar që kjo legjislaturë të adresojë çështjet më  të rëndësishme për qytetarët e vendit.

“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, shkruan Haradinaj.