Haradinaj: Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se pretendimet territoriale e kanë bllokuar dialogun dhe jo vendosja e taksës.

Në një status në Facebook, ai thotë se vetë kryeministrja Ana Bërnabiç, ka deklaruar se “Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë”

Statusi i Ramush Haradinajt

Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!

Zjarr Tv Ad