Haradinaj takon Palmerin: Rikthim në dialog pa kushte dhe me kornizë të qartë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka takuar zyrtarin e lartë amerikan, zëvendës-ndihmës sekretarin, Metthew Palmeri, i cili është i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin.

Haradinaj ka marrë mbështetje nga Palmer për dialog pa kushte me Serbinë dhe me kornizë të qartë për formatin e temat që do të bisedohen.

“Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me SHBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike. Caktimi i zëvendës-ndihmës sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posaçëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj ka thënë se ka shprehur gatishmërinë para Palmerit që të arrihet një marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues. “Në takim me Palmerin, në New York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshirë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar ai në fund.

Zjarr Tv Ad