Haradinaj: Taksa deri në njohje, s’ka shkëmbim territoresh

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur edhe njëherë se taksa do të mbetet deri në njohje të Kosovës nga Serbia.

“Nuk e shoh zgjidhjen e marrëveshjes për njohje me ndërrim të territoreve dhe korrigjim të kufijve. Jam kundër kësaj. Nuk jam për ta dhënë taksën me zor, por për ta dhënë me njohje. Pra, taksa mbetet deri në njohje. Ky është qëndrimi im”, deklaroi Haradinaj.

Ai më tej tha se qeveria në dorëheqje nuk do të marrë më asnjë vendim.

“Nuk do të marrim vendime më si qeveri, përveç buxhetit për zgjedhje që do ta marrim guximin ndoshta ta marrim”, shtoi ai.

Pas dështimit të mbledhjes së sotme, Haradinaj kërkoi që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta marrë një vlerësim lidhur me atë se si duhet të veprojë qeveria në largim.

 

Zjarr Tv Ad