Harta e re gjyqësore/ Ministri i Drejtësisë: Nuk do mbyllen godinat ekzistuese, ja shërbimet që do vazhdojnë të jepen në këto institucione

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se godinat ekzistuese të gjykatave nuk do të mbyllen edhe pas vënies në zbatim të hartës së re gjyqësore.

Ai deklaroi se do të vazhdojnë të jepen shërbimet e sekretarisë dhe dorëzimet e padisë në këto godina ndërsa shtoi se degët janë përgjegjësi e KLGJ.

“Dua të sjell në vëmendje që në gjykatat mëmë nuk do të mbyllim asnjë nga godinat e ekzistuese. Do të japim shërbimet e sekretarisë.

Edhe dorëzimi i padive do të bëhet në godinat ekzistuese. Degët janë përgjegjësi e KLGJ. Ne si ministri drejtësie kemi përgjegjësi të përgjigjemi me logjistikën e duhur. Në funksion të kësaj ideje që sapo sqaroi edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor”, deklaroi Manja.

Zjarr Tv Ad