Harxhi: Zhdukja e opozitës, projekt i qeverisë Rama

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, i ka cilësuar sulmet e njëpasnjëshme ndaj opozitës dhe liderit të saj Sali Berisha si sulme politike për të zhdukur opozitën nga Shqipëria.

Duke folur në Syri Tv, Harxhi shprehet se qeveria prej kohësh po planifikon të zhdukë opozitën për të qeverisur lirshëm pas 2025.

“Mendoj që ky është një sulm politik për të zhdukur opozitën nga Shqipëria dhe për të qeverisur lirshëm pas 2025 duke qënë se janë disa pseudo opozitarë, që nuk janë opozitarë por janë bashkëqeverisës, të cilët kanë rënë dakort me lëmoshë dhe të mbajtur peng nga qeveria, për të bashkuar votat me ta dhe natyrisht për të bërë të mundur këtë projekt kaq të madh.

Nuk mendoj se është një projekt që ka ndodhur tani, është një projekt që ka nisur prej kohësh, që atëherë kur u mundësua nongrata për zotin Berisha, ku ne nuk e kemi parë një dosje përsa i përket nongratas, të paktën nga njëra palë, dhe në fund kulmoi me ngritjen hetimit nga ana e SPAK kundrejt liderit të opozitës.

Kjo ndodhi menjëherë pas 14 majit kur u pa që opozita mori diku 600 mijë vota në përgjithësi, pa sigël, pa vulë, pa emrin e kryetarit të opozitës dhe kjo mund të ishte kërcënim për 2025.”

Zjarr Tv Ad