Gazetari Klodian Tomorri shkruan se një kompani fantazmë me emrin Albcart, me zero kapital dhe e pezulluar 4 vitet e fundit, ka blerë kompaninë që ka parkimin e automjeteve në Aeroportin e Rinasit për 505 mijë euro.
Gezetari i ekonomisë ngre dyshime të forta për pastrim parash pasi kompania që ka parkimin e automjeteve po kalon nërpër kompani vetëm në letra.
Kompania Albcart është në pronësi të oligarkut të miellit, Fuad Haxhiymeri, i cili është bashkëpronar në kompaninë ‘Bloja’, pjesë e kartelit korruptiv të miellit në Shqipëri.
Kompania e miellit e Fuad Haxhiymerit është gjobitur disa ditë më parë nga Autoriteti i Konkurrencës si pjesë e kartelit të miellit, për agazhim në pazare (marrëveshje të ndaluar) me kompanitë e tjera, për fiksimin e çmimit të miellit dhe bukës, duke vjedhur shqiptarët.
Karteli i miellit me natyrë mafioze rriti çmimin e miellit dhe rrjedhimisht bukës në mënyrë të koordinuar në momentin më të vështirë për shqiptarët, duke përfituar edhe nga kapja e shtetit.
Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit
Magjistaret e tregut
Ne 6 muajt e fundit kompania që ka parkimin e automjeteve ne Aeroportin e Rinasit ka ndërruar dy here duar. Herën e parë u shit ne qershor te vitit te kaluar per 500 mije euro. Bleresi ishte nje kompani e quajtur International Technologies Holding, pa asnje historik, pa asnje rekord financiar.
Heren e dyte u shit para disa ditesh. Cmimi i shitjes 505 mije euro. Bleresi eshte nje kompani e quajtur Albcart, qe kishte nja 4 vjet me status te pezulluar. Fitim kapital, hic. Tatim per shtetin hic. Ne gjithe keto manovrat u fut nje here ne mes edhe Autoriteti i Konkurrences. Nejse.
Kompania qe ka parkimin e aeroportit te Rinasit, vitin e kaluar regjistroi një fitim neto, pas taksave, 585 mije euro. Dhe shitet vetëm 505 mijë euro. Pra cmim shitje 0.8 vite fitim neto.
Normalisht nje cmim i ketij lloji mund te justifikohet vetëm ne rastet kur kompania është e borxhuar rendshem. Por kjo e ka kapitalin 4 here mbi detyrimet. Investim që t’i kthen parate për 10 muaj. Koke më kokë me Gjallicën.
Ky muhabet është me shumicen e kompanive qe blihen dhe shiten ne Shqipëri. Magjistare tregu. Ose proces lavatrice. Dhe Tatimet rrine e veshtrojnë.//Burimi:tellalli.al