Helmohen 60 persona nga rrjedhja e gazit në Angli

0
5

Afërsisht 60 persona i janë nënshtruar kujdesit mjekësor pasi një kimikat është shpërndarë në Maidenstone në Britani.

Tre ambulanca dhe 5 zjarrëfikëse arritën në vendin e ngjarjes për të parandaluar një shpërthim të mundshëm.

Mjekët e spitalit Kent raportojnë se qytetaët e shtruar kanë problem me frymëmarrjen. Spitali është mbyllur në mënyrë që të parandalohet përhapja e problemit.

Shumë spitale janë vendosur në gatishmëri për çdo rast emergjent për të pritur të tjerë pacientë.

Asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje kritike, raportojnë mediat Britanike.

Policia e Kent është njoftuar për rrjedhje të një kimikati në rrugën Sutton në Maidenstone.

Oficerët ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.