Helmohet nga konsumimi i kërpudhave, 41-vjeçarja në gjendje të rëndë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 41 vjeçare ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës pas konsumimit të kërpudhave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, të mbrëmjes së të dielës, kur 41 është çuar në spitalin e Bilishtit për ndihmën e parë mjekësore.

Prej aty, ajo u transportua në spitalin rajonal të Korccës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.

Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit, që gruaja ka ngrënë kërpudha dhe dyshohet të jetë helmuar prej tyre.

Helmimi prej kërpudhave është konfirmuar dhe nga mjekët e spitalit të Korçës.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi nuk dihet ende si kjo shtetase ka konsumuar kërpudhat helmuese.

Zjarr Tv Ad