Hidhet SHORTI në KQZ, hapen 10% e kutive të votimeve në gjithë Shqipërinë, rinumërimi fillon të premten

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për hapjen e kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë. 10% e kutive do hapen dhe fletët e votimit do të rinumërohen dhe shihen për parregullësi.

“Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit & materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e Premte, ora 12:00”, njofton KQZ-ja, dhe publikon listat me të gjitha Bashkitë dhe zonat ku do të hapen kutitë e votimit.

Ky proces bëhet për të parë nëse komisionerët kanë gabuar gjatë numërimit të votave dhe nëse brenda në kuti ka fletë me probleme. Gjatë rinumërimit që do të fillojë të premten, nëse konstatohen probleme, parregullësi dhe manipulime, komisionerët mund të arrestohen.

Zjarr Tv Ad