Ylli Manjani: Politika nuk është krushqi, por ide

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një statusi në llogarinë  e tij “Facebook”, ka reaguar lidhur me ngjarjet politike në vend.

Reagimi i Manjanit:

Le ti lemë mënjanë personazhet politikë, për një moment. Të merremi pak me idetë që prezantojnë.  Fraksionet, primaret dhe vendimarrja kolegjiale janë ide politike jashtëzakonisht të vyera për një parti parti politike. Shpëtimtare janë, jo vetëm për partinë por për gjithë mjedisin demokratik. Ai/ajo që i prezanton dhe i zbaton këto ide bën veç gjëra të mira për demokracinë.  Ata që slumojnë këto ide janë automatikisht mbrojtës të kryetarokracisë dhe jo të demokracisë.

I kuptoj kryetarokratët që lëvdojnë atë që merr pushtet, po kryetarëkratët e humbësit kronik fare. Po fare, fare! Humbja kronike duhet të përbënte shkak të fortë për të përqafuar idenë për demokraci dhe jo më kryetarokraci!! Nejse, secili ka të drejtë të ketë pozicionin e vet fundja.

Gjithashtu, bie dakord me tezën që askush në parti nuk duhet të sillet sikur i kanë marrë pronën. Por burrnia e don që të dakordësohemi edhe me idenë se partia nuk jepet me koncension për nevoja personale.

Të merremie idetë, jo detyrimisht me personat. Askush nuk është burrë më i mirë se tjetri. Nga ana tjetër politika nuk është krushqi, por ide”, shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad