Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Tiranë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se hidhnin kartëmonedha të falsifikuara në treg.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “50 Dollars” u arrestuan shtetasit Viard Kotori, Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara sit ë falsifikuara dhe një automjet.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad