Shëtitorja e re e Himarës do të konkurrojë në një tjetër konkurs ndërkombëtar.
Kryetari i bashkisë Jorgo Goro shprehet se “këtë herë shpresojmë se juria e EU MIES AWARD do të vlerësojë jo vetëm projektin, por edhe realizimin e saj”
“Shëtitorja e Himarës është një ndërthurje e shkëlqyer mes pozicionit të përshtatshëm, shtrirjes dhe qytetit me detin, për shëtitore të tilla”vijoi Goro.
Nëpërmjet një ndërhyrje arkitekture, në peizazhin dhe mobilimin urban, shëtitorja e re është zëvendësuar me vijën natyrale lidhëse të detit me shtëpitë ne vijën e parë në breg
Sipas tij, kjo shëtitore është fantastike nga ana e projektimit dhe zbatimit, përveçse nën ndikimin e kushteve atmosferike, kur deti rezervon gjithmonë surpriza të pakëndshme.
Shëtitorja e re u rehabilitua në sajë të një projekti të qeverisë shqiptare. Duke nisur nga objektet e vijës së parë shëtitorja i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350m, elemente 2.5 deri 5 të gjerë me pjerrësi dhe zbritje, që mundësojnë aksesin për gjithkënd duke e shfrytëzuar atë për aktivitete të ndryshme, nga plazhi e deri në koncerte apo të tjera evente kulturore.
Himara me bukuritë natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore ka qenë ndër më të vizituarat nga grupet e turistëve vendas e të huaj. Turizmi në Himarë gjatë këtij viti është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë.
Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë të bardhë e të imët. Spillea është plazhi qendror i Himarës, me shumë vizitorë në verë, e më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Bunecit, Lukova dhe Kakomea.