Historia frymëzuese nga Korça/ Inxhinieri mbjell pemë për të gjelbëruar fshatin, në Tiranë Veliaj i pret…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinieri Destan Dangëllia, ka vendosur ta nisë nga vetja dhe të japë ndihmën për të rikthyer gjelbërimin e humbur ndër vite, në fshatin ku jeton.

Po mbjell pemë përgjatë rrugëve të fshatit, madje dhe në ato vende kur dikur ka qenë një vendgrumbullim për plehrat

“Kur isha i ri kohën e lirë e kaloja në lumin Devoll. Lumi Devoll ishte i mbuluar me drurë dhe atë e kishim si një park. Atje u apasionova pas gjelbërimit dhe drurëve. Sot jam shumë krenar se kam mbjellë shumë drurë. Kam mbjellë në fshat, te fusha e sportit, në rrugë kryesore. Jam shumë i dhënë se i prodhoj dhe vetë fidanët”. Shumë fshatarë i kanë thënë të mos e bënte por..

“Gjithnjë i them nuk dua të më ndihmoni, vetëm mos më pengoni, mos m’i dëmtoni. Këtë vit mbollëm në një vend ku hidheshin plehrat, futëm ruspën e pastruam, na ndihmoi kryetari i bashkisë dhe i mbolla aty dhe të gjithë thonë të lumtë”.

Nuk ishte i vetëm në këtë nismë e ndihmoi dhe kryetari i bashkisë Eduard Duro. Dhe drejtuesja e ASAG, Mira Pirdeni e duartrokiti për shembullin e dhënë dhe ndihmën e kryetarit të bashkisë, i cili është ndryshe nga Erion Veliaj, i cili po pret pemët në mes të Tiranës.

“Bravo Eduard, një model për ta marrë kryetarët e bashkive që presin pemët mes kryeqytetit” tha ajo për emisionin “Jeto me Orën”.

Zjarr Tv Ad