Historia që po bën xhiro në rrjetet sociale.Si ta gjeni lumturinë?

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lumturia është një term sa filozofik aq edhe konkret kur përjetohet. Por si ta gjejmë atë dhe si ta stimulojmë? A është lumturia e matshme dhe si matet ajo. A mund të gjendet dhe ku? Një mësues ka një recetë për studentët e tij që i la me gojë hapur. Ja çfarë u mësoi ai studentëve të tij për të gjetur lumturinë.

Historia na mëson:

Një mësues mori tullumbace në shkollë. Ai kërkoi nga nxënësit që t’i frynin dhe të shkruanin emrat e tyre në to. Pasi fëmijët e bënë këtë, mësuesi i mori tullumbacet dhe i zbrazi në korridorin e shkollës duke i përzier.

“Keni 5 minuta kohë për të gjetur tullumbacen me emrin tuaj”, tha ai.

Fëmijët kërkuan, por askush nuk gjeti të vetën. Më pas, mësuesi u kërkoi të kapnin tullumbacen e parë që do të gjenin dhe t’ia jepnin personit që mbante emrin e tij.

Për më pak se pesë minuta, të gjithë po mbanin tullumbacet e tyre. Atëherë, mësuesi u tha fëmijëve:

“Këto tullumbace janë si lumturia. Ne nuk do ta gjejmë atë, nëse jemi duke kërkuar vetëm për tonën. Por nëse kujdesemi për lumturinë e njëri-tjetrit, atëherë kjo do të na ndihmojë patjetër të gjejmë tonën”.

Kur transmetimi i mençurisë për vlerat themelore të jetës bëhet në një mjedis edukativ, gjithçka është më e lehtë.

Zjarr Tv Ad