Holanda e sheh me dyshime nismën e Ramës për legalizimin e hashashit: Ka rreziqe

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndezja e dritës jeshile nga qeveria shqiptare për legalizimin e kanabisit, mund të favorizojë eksportin ilegal dhe shtimin e sipërfaqeve të kultivuara prej grupeve kriminale.

Kësaj i druhen vendet e bashkimit europian dhe në këtë pikë qeveria shqiptare do të monitorohet hap pas hapi. Ambasadori i Hollandes në vendin tonë, Reinout Vos, e shprehu nga Shkodra një gjë të tillë.

Reinout Vos, Ambasador i Hollandes ne Shqiperi: Eshtë një hap që mund të sjellë rreziqet e veta. Për këtë hap ne si BE jemi në kontakt me qeverinë shqiptare që kjo të realizohet më së miri.

Holanda dikur skeptike dhe bllokuese, sot mendon që negociatat duhet çelur sa më parë, por sa i përket ndarjes me Maqedoninë e veriut, ambasadori Vos e quan diskutim politik dhe shmang komentet.

Reinout Vos: Ne e dimë si funksionon ecuria drejt BE, cdo vend ka rrugën e vet. Në këtë rast diskutimi për dy vendet është me natyrë politike. Më lejoni të jem i qartë, shteti i Holandës është i vendosur që negociatat më të dy vendet të nisin sa më parë.

Idenë e presidentit frances Manuel Macron për një union të ri që përfshin vendet që nuk janë anëtare, nuk e ka të dëgjuar, por thotë se Ballkani perendimor e ka vendin në BE.

“Nuk e kam idenë e propozimit, duhet të njihem me të. Ne jemi të gjithë të qartë që vendet e Ballkanit Perendimor janë pjesë e BE, e kanë të ardhmen në familjen europiane dhe po presim anëtarësimin. Ky është thelbi i diskutimit”.

Duke vleresuar ecurinë që ka patur reforma në drejtësi, Vos shmang komentet mbi deklaratat e kryeministrit Rama që i sugjeron SPAK-ut hetime dhe arrestime ndaj emrave të caktuar.

Nuk komentoj kurrë diskutimet e brendshme të Shqipërisë. Kemi parë hapa të rëndësishme vitet e fundit nga vettingu, i cili është një proces i gjatë. Struktura e posaçme e SPAK po ashtu merret me këto çeshtje të rëndësishme, që godasin krimin e organizuar. Kjo është gjë e mirë. Gjithashtu ai theksoi dhe bashkëpunimin mes dy vendeve për të luftuar krimin.

“Shqipëria ka probleme me krimin e organizuar, e po ashtu edhe vendi ynë. Dy policitë tona po punojnë në këtë drejtim për të vënë para përgjegjësisë dhe luftuar këto fenomene.”

Ambasadori i Hollandës ishte në Shkoder si pjesë e aktivitetit të ditëve të hapura në kuadër të ditës kombëtare të drejtësisë.

Zjarr Tv Ad