Hong Kong, protesta kundër ligjit të ekstradimit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra mijëra vetë marshuan në Hong Kong, për të kundërshtuar projektligjin e ekstradimit drejt pjesës kontinentale të Kinës, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Pekinit që të eliminojë kundërshtarët politikë në këtë territor.

Projektligji në fjalë, nëse miratohet do të lejonte dërgimin për gjykim të kriminelëve të dyshuar në Kinën kontinentale, e cilat qeveriset nga ligje të ndryshme nga ato të rajonit të posaçëm administrativ.

Protesta konsiderohet më e madhja e organizuar që prej vitit 2014, kur rajoni u ngrit në këmbë për të mbështetur Lëvizjen Ombrella. Qeveria thotë se projektligji është hartuar për të forcuar mbrojtjen dhe se do të mbyllë të gjitha hapësirat ligjore.

Guvernatorja e Hong Kongut, Carrie Lam kërkon që ky projektligj të miratohet para korrikut. Mbështetësit thonë se ekzistojnë masa mbrojtëse për të parandaluar që dikush që përballet me persekutim fetar apo politik, të ekstradohet në pjesën kontinentale të Kinës.

“Ky është fundi për Hong Kongun, është çështje për jetë a vdekje,” dëgjohen thirrjet e protestuesve.

Zyrtarët vendorë të Hong Kongut thonë se gjykatat e rajonit do të kenë fjalën e fundit për miratimin e kërkesave të ekstradimit, ndërsa personat ndaj të cilëve rëndojnë akuza politike apo fetare nuk do të ekstradohen.

 

Zjarr Tv Ad