Hong Kong/ Zjarr në një çisternë nafte

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën një person ka vdekur pasi një çisternë nafte  në ishullin Lamma, jashtë Hong Kongut, u përfshi nga zjarri të martën njoftoi policia. Ndërkohë 21 persona të tjerë arritën të shpëtonin duke u hedhur në det. Ende është e paqartë nëse ka persona të tjerë të humbur. Disa nga personat e shpëtuar kishin pësuar djegie.

Në një foto të postuar nga Policia e Hong Kongut,  shihet tym i zi dhe flakë që del nga çisterna e naftës. Çisterna mbante emrin Aulac Fortune dhe ishte regjistruar në Vietnam. Ajo kishte lënë të hënën qytetin industrial Dongguan të Kinës jugore. Autoritetet kanë dërguar anijet e policisë detare, zjarrfikësit dhe një helikopter në një operacion të vazhdueshëm shpëtimi, raportoi South China Morning Post.

 

 

Zjarr Tv Ad