Humb jetën modelja që dëshmoi ndaj ish kryeministrit Silvio Berlusconi

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vdes Imane Fadil, vajza që dëshmoi ndaj ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Autoritetet italiane njoftuan se po e trajtojnë si vrasje rastin e vdekjes së modeles marokene Imane Fadil, e cila ishte pjesëmarrëse e rregullt e orgjive që organizoheshin nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi. 33-vjeçarja Fadil, vdiq në një spital të Milanos më 1 mars, një muaj pasi ishte shtruar nga një çrregullim i stomakut. Ajo u tha miqve dhe avokatit të saj se ishte helmuar.

Modelja e ndjerë dëshmoi në vitin 2012 në gjyqin ndaj Silvio Berlusconi, i cili u akuzua se kishte paguar prostituta minorene. Fillimisht ish-kryeministri italian u dënua, por më pas u çlirua nga akuzat në apel. Më vonë Berlusconi u dënua për evazion fiskal dhe gjykata e detyroi të kryente punë në komunitet. Kryeprokurori i Milanos, Francesco Greco i tha agjencisë së lajmeve Reuters se në kartelën mjekësore të zonjës Fadil kishte disa parregullsi.

“Deri tani mjekët nuk kanë identifikuar me qartësi asnjë lloj patologjie që të lidhet me vdekjen e saj,” tha ai.

E ndjera ishte duke shkruar një libër me kujtime në lidhje me eksperiencën dhe përfshirja e saj në skandalin e njohur si “bunga-bunga”, ndërkohë mësohet se prokurorët që po hetojnë vdekjen e saj kanë siguruar një kopje të dorëshkrimit. Reputacioni i ish kryeministrit italian u njollos nga akuzat për organizimin e orgjive në vilën e tij.

 

 

Zjarr Tv Ad