Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një i ri nga Teksasi humbi jetën pasi i shpërtheu cigarja elektronike në fytyrë.
25-vjeçari po pinte cigaren elektronike kur kjo e fundit plasi duke i coptuar arterien karotide.
William Brown vdiq në një spital në Fort Worth më 29 janar. Në certifikatën e vdekjes thuhet se ai humbi jetën nga infarkti cerebral dhe hernia, pasi mbeturinat nga cigarja elektronike i shpërthyen arterien e tij të majtë karotide.
Shpërthimi raportohet se ndodhi më 27 janar, në parkingun e një dyqani ku shitej duhan dhe bëheshin furnizime me gaz.
Menaxheri i dyqanit u shpreh se telefonoi ambulancën pas ngjarjes.
Brown shkoi në dyqan për ti kërkuar ndihmë për përdorimin e cigares elektronike, po nuk bleu gjë pasi aty nuk shitej ajo lloj marke.