Humb jetën shqiptari në Itali, bie nga 20 metra lartësi

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 48-vjeçar i identifikuar si Zyber Curri ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një shkëmb teksa po punonte për  ndërtimin e një impianti hidroelektrik.

Punëtori me origjinë kosovare humbi ekuilibrin teksa po lëvizte disa materiale ndërtimi duke rënë nga një lartësi prej rreth njëzet metrash.

48-vjeçari, ishte  babai i katër fëmijëve dhe  jetonte në Ital në qytetin e Brescias që nga fundi i viteve ’90, që kur ishte larguar nga Kosova për shkak të luftës me Serbinë.

Prokuroria italiane ka hapur një hetim mbi kompaninë për kushtet dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Zjarr Tv Ad