Humb jetën tragjikisht 19-vjeçarja, me origjine shqiptare, në Itali

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinjë Itali, ku një vajzë 19-vjeçare shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike.

19-vjeçarja e humbi jetën në sajë të një aksidenti në proincën “Carboni”, që lidh “Tagliatan” me “Villarotta di Luzzara”.

Mjeti tip “Fiat Bravo” në të cilën gjendej 19-vjeçarja dhe i ati i saj 41-vjeçar, teksa po udhëtonte u përplas me një mjet tip “Fiat Multipla” që po drejtohej nga një shtetas indian 53-vjeçar.

Ndonëse  ndihma e parë iu dha në kohë rekord e reja nuk mundi dot ti`a dilte, ajo u dërgua menjëherë në spitalin e zonës, por nga plagët e marra nga aksidenti, ajo nuk i mbijetoi dot.  Sa i takon fatit të dy burrave, ata raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën.

Vajza është identifikuar si Arijana Seferi, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.  Mediat fqinje kanë publikuar një sërë fotosh të 19-vjeçares

Zjarr Tv Ad