Humbet 34 vjeçari me probleme mendore, familja kërkon ndihmë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

34 vjeçari Dëfrim Tara, me probleme mendore, është larguar nga shtëpia që në datën 31 qershor të këtij viti, rreth orës 15:15 dhe nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

I alarmuar, xhaxhai i të riut, me iniciale A.T ka njoftuar policinë.

Dëfrimi është i gjatë rreth 170 cm, me flokë të shkurtra  ngjyrë  gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 07.06.2019, në Komisariatin e Policisë Krujë ka bërë kallëzim  shtetasi A.T., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 15:15 ,të datës 31.06.2019) djali i vëllait, shtetasi Defrim Tara, 34 vjeç, i sëmurë me probleme mendore.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtëra  ngjyrë  gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.”

Zjarr Tv Ad