Humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi, një rrugë në Larisa do të mbajë emrin e vajzës shqiptare

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet vendore në Larisa kanë vendosur që një rrugë në këtë qytet të mbajë emrin e Klaudia Alexandra Lata, 20 vjeçares shqiptare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Tempi.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. Vajza ishte studente e shkëlqyer e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut.

Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente në të gjitha vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik.

Prindërit e Klaudias në një prononcim për median kujtojnë se si i kërkuan të ndalojë pak ditë në Larisa për t’u çmallur, pasi nuk do të kishte leksione, por Klaudia refuzoi sepse donte të studionte. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë dhe ndër rreth 60 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm, për të cilin akoma nuk ka asnjë të dënuar nga drejtësia greke.

Zjarr Tv Ad