Humbi zgjedhjet lokale, Zaev jep dorëheqjen si kryeministër

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vetë ai i vlerësoi si një humbje të madhe, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së.

Ai përmendi arritjet e qeverisë së tij, si regjistrimin e popullsisë, marrjen e dritës së gjelbër për fillim të negociatave dhe antarësimin në NATO.

Zaev kishte premtuar më herët, se në rast se LSDM humbet zgjedhjet, do ta japë dorëheqjen. VMRO nga ana tjetër ka shpallur fitoren në Shkup dhe në shumicën e komunave.

Zjarr Tv Ad