Humbja më 14 maj/ Jepet dorëheqja e parë nga Partia e Lirisë

0
1127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë Petrit Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në një shënim në rrjetet sociale Gjoni thekson se është njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që e bind për të ardhmen jo vetëm të tijën por edhe të shoqërisë.

Postimi i plotë

“Përshendetje! Dua të ndaj me miqtë e mi një vendim personal që kam marr në aspektin politik.Duke u konsultuar mirë, së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që më duan, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Lirisë Dega Lezhë dhe çdo pozicion politik që lidhet me PL-në. Kjo vjen më shumë si arsye personale e imja.

Shumë respekt për mbështetësit e mi, për bashkëpunëtorët e mi në bazë dhe në qender, për drejtuesit politik të PL-së dhe ish LSI-së në qendër. Respekt për ta. Mbase nuk është momenti i duhur që unë të largohem, por PL është e hapur dhe mund të vijnë të tjerë më të devotshëm dhe më organizatorë se sa unë dhe mbase nuk është faji i tyre që largohem unë, por kështu e shikoj të arësyeshme të bëj.

Nga ky moment unë ndihem i lirë në hesapet e mia, pa asnjë lloj detyrimi politik për askënd, dhe njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që më bind për të ardhmen jo vetem timen por dhe të shoqërisë, qoftë dhe me një votë të thjeshtë që mund të kem unë. Kërkoj mirëkuptim dhe për ata që mund të më paragjykojnë. Jam munduar të jap maksimumin tim në çdo detyrë apo pozicion politik që më kanë besuar apo vlerësuar, pa u shitur, blerë, apo marrëveshje mbas krahëve…

Zjarr Tv Ad