Anëtarët e qeverisë së Viktor Orban e kanë quajtur vazhdimisht Nagy si “një nga komunistët më të këqinj”, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtor i KGB-së sovjetike gjatë stalinizmit. Në kujtesën historike të hungarezëve Nagy, i dënuar me vdekje dhe ekzekutuar në vitin 1958, konsiderohet hero kombëtar. Në vend të statujës do të rindërtohet një monument nga epoka para Luftës së Dytë Botërore, kushtuar viktimave të “terrorit të kuq” të vitit 1919. Nagy u burgos dhe u ekzekutua në vitin 1958 pas dështimit të revoltës për shkak të ndërhyrjes së forcave të armatosura sovjetike.
Ndryshimi është pjesë e luftës kulturore dhe identitare të qeverisë së Orbanit kundër vlerave të liberalizmit dhe të majtës hungareze. Kryeministri hungarez “hodhi poshtë universitetin Ceu, gjykatat e paanshme, sot monumentin e Imre Nagy dhe kush do të vijë më pas” thuhet në një shënim proteste të Partisë Demokratike.
Hungaria largon statujën e “një komunisti ndër më të këqijtë”
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...