Hyn sot në fuqi “masa e qortimit” për targat serbe në Kosovë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot hynë në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për targat ilegale të mjeteve në very të Kosovës.

Zbatimi i këtij vendi është me tre faza. Si fillim ata që janë me targa serbe do të marrin një fletë-qortimi, ku do të udhëzohen që të regjistrojnë veturat e tyre në qendrën e regjistrimi me targa të RKS. Fazë kjo që do të zgjasë deri më 21 nëntor.

Më pas faza e dytë nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre se pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pati thënë se SHBA-ja, bashkë me partnerët evropianë, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje dhjetëmujore të vendimit për targat, ndonëse besojnë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin.

Më 31 tetor, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të afatit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e jo “shtyrje të pjesshme”.

Zjarr Tv Ad