Hyqmeti, elektriçisti nga Librazhdi që rrit bletë dhe nxjerr 400 kg mjaltë në vit

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në oborin e shtëpisë, Hyqmeti ka afro 20 koshere me bletë. 82-vjeçari ka qenë elektriçist, por kjo nuk e ka penguar atë të trashëgojë traditën familjare, e cila zë fill nga gjyshi i tij.
Veç prodhimit të mjaltit, bleta shquhet edhe për qumështin e saj. Sipas Hyqmetit një koshere mund të nxjerr deri në 2 gram qumësht. Ndërsa vite më parë ai ka arritur deri në 400 kg mjaltë për një sezon.

Familja Xhani do të vazhdojë të merret me rritjen e bletëve. Tradita afro dy shekullore do të pasohet nga djemtë e Hyqmetit. Këta të fundit kanë nisur me kosheret e para, por edhe 82-vjeçari nuk i druhet moshës për të vazhduar më tej këtë pasion/

Zjarr Tv Ad