Opozita kërkoi përjashtimin e tij nga Stabilizim Asociimi, reagon Balla

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e  tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Me anw tw njw postimi nw rrjetin social tw “Facebook” Balla shprehet se çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli deshtoi jo vetem me zgjedhjet e me drejtimin politik te opozites, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji jane tanime subjekte te punes se prokurorise, njeri me flete arresti te prere, tjetri me faqen e nxire nga perfshirja ne film.

Nderkohe edhe filmi tjeter me nënkomisarin qe u kercenua ne pranine time me arme ne komisariat, eshte drejt deshtimit te plote sepse jetojme ne kohen dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera qe i nxjerrin bllof dylbite e Palokes.

Po nderkohe kjo balte seriale eshte ende e vlefshme per eksport se miqte e huaj s’kane kohe te merren me detajet e ketyre manipulimeve te ndyra. Keshtu edhe në Parlamentin Europian, bazuar teresisht mbi shpifje, sapo u cua nje kamion me balte per te me mbuluar mua ne syte e partnereve tane. Hallin tim s’e kam fare se kam vite qe perplasem pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqiperia kete baltosje te vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojne.

Une vete kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh ne fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurte qe pas pak ditesh do te kerkojne edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqiperi, habitem qe nuk e permenden qe sot. Nese opozita do ta perdori kete kerkese si argument per te bojkotuar edhe Takimin ne Bruksel, atehere thjeshte gjeni argument tjeter.

Zjarr Tv Ad