Hysaj: Nisma ‘Foltorja jote’ për qytetarët, të denoncojnë në PD! Pedagogët kërkojnë minimumin jetik

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, komentoi në  Syri Tv protestën e pedagogëve dhe nisëm ‘Foltorja jote’, një zë për qytetarët në PD. Hysaj deklaroi se Shqipëria është në një emergjencë kombëtare ndërsa shtoi se ajo që kërkojnë sot pedagogët nuk është asgjë më shumë se minimumi jetik që i takon një mësimdhënësi.

“Rritja e jashtëzakonshme e çmimeve dhe kostove të përditshme, kushtet e punës, energjia elektrike. Pedagogët mos të tundohen dhe të përçahen. Arsimi e bën kombin, jep dije dhe në tërësi është e ardhmja. Kërkesat e studentëve në 2018, qeveria tentoi t’i mashtrojë. Shkalla e rëndësisë tashmë është dhe më e madhe.

Po shohim pasojat. Do ishte një humbje e jashtëzakonshme. Duke pasur kushte të tmerrshme pune, sidomos me afrimin e dimrit, do ketë më shumë problematika pedagogët. S’po i kërkojnë Europën por të shkojë deri tek Kosova, që i dhanë studentëve dhe pedagogëve para.”-tha Hysaj.

Duke u ndaluar tek nisma ‘Foltorja jote’, Jola Hysaj tha se do kalojë përtej selisë blu dhe sa më afër realitetit për qytetarët që s’kanë guximin dhe forcën për të reaguar. Hysaj tha se të gjithë qytetarët mund të telefonojnë në një numër të vendosur në dispozicion të tyre, dhe më pas të denoncojnë problematikat nga selia e PD-së.

“Kërcënohen për të ardhmen e tyre, për vendin e punës. Një qytetar që ka një problematikë, kemi në dispozicion një numër telefoni, kur të duan të telefonojnë. Të na vënë në dispozicion dokumentacionin për problematikën përkatëse. Departamentet tona do shqyrtojnë rastet. Kur vërejmë se rasti është për tu denoncuar, e ftojmë të vijë në Partinë Demokratike dhe të bëjë denoncimin në formë reale. Risi e Partisë Demokratike. E di që ka shumë frikë nga ata, disa denoncime do t’i bëj vetë, do t’i dalim në krah qytetarëve.“-tha Hysaj.

Zjarr Tv Ad