Një shofer nga Durrësit, që kishte fshehur në furgonin e tij 10 refugjatë sirianë, për pak ka rrezikuar jetën e të gjithëve në momentin kur nuk i ka ndaluar Policisë në aksin cërrik – Belsh.
Shoferi M.B u vu në pranga falë operacionit “Mesnata”, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka humbur kontrollin e makinës duke rrezikuar jetën e 10 personave që transportonte, refugjatë siriane. Ata kishin hyrë nga Greqia drejt vendit tonë.
Shoferi tani akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.