I arratiset durrsaku Policisë me 10 refugjatë sirianë/Rrezikon jetën e të gjithëve ,pasi nuk iu bind urdhrave për të ndaluar

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shofer nga Durrësit, që kishte fshehur në furgonin e tij 10 refugjatë sirianë, për pak ka rrezikuar jetën e të gjithëve në momentin kur nuk i ka ndaluar Policisë në aksin cërrik – Belsh.

Shoferi M.B u vu në pranga falë operacionit “Mesnata”, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka humbur kontrollin e makinës duke rrezikuar jetën e 10 personave që transportonte, refugjatë siriane. Ata kishin hyrë nga Greqia drejt vendit tonë.

I riu nga Durrësi që u kap në aksin rrugor Cërrik-Belsh i kishte marrë refugjatët kundrejt fitimit 450 euro për person në qytetin e Korçës.

Shoferi tani akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Zjarr Tv Ad