Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë ndryshe nga ato me tema politike, ku jemi mësuar shpesh ta shohim e dëgjojmë. I pyetur përse nuk është martuar ndonjëherë, ai ka thënë për lirinë individuale ka hequr dorë nga tradita normale e shoqërisë.
I shquar për deklaratat dhe gjithmonë gati me një përgjigje, Spartak Ngjela bën padyshim diferencën nga shumë personazhe të medias. Kështu ka ndodhur dhe në emisionin “D-Night”.
Dajana Shabani: Ju e dalloni shumë mirë të bukurën dhe komplimente për shijet që ke, por ama nuk jeni martuar asnjëherë. Është një e keqe e domosdoshme ka thënë dikush?
Spartak Ngjela: Ju do të thoni…je penduar? Që t’a dish unë jam monogam dhe e njoha veten time që e konsideroj dashurinë mobilitet permanent, pra një lëvizje permanente dhe do të humbisja lirinë.
Për lirinë time individuale kam hequr dorë nga tradita normale e shoqërisë. Por, nuk i kam bërë ndonjë dëm shoqërisë, përkundrazi i kam dhënë mendime siç thoni ju, pra mendime të vlefshme për zhvillim. Tre janë arsyet pse lufton njeriu në jetë : pushtet, pasuri dhe histori. Unë kam zgjedhur të jetoj për historinë.
Burimi: RTV ORA