“I bëra bllok Metës në telefon”, Kryemadhi tregon “grindjet” me Presidentin

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se i ka bërë bllok në telefon Presidentit Ilir Meta, përshkak se zihet me mesazhe me të.

E ftuar në Opinion, kryetarja e LSI-së deklaroi se kreu i opozitës Lulzim Basha është ndërmjetësuesi që i ka bërë të takohen me njëri-tjetrin.

Pjese nga biseda:

Monika Kryemadhi: Meta ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte.

Blendi Fevziu: Rama ka qenë pajtues i gjaqeve?

Kryemadhi: Basha, Basha, ai është në unison me zotin Meta…

 

Zjarr Tv Ad