“I dashur Elsi …” E sulmuan ashpër tifozët e Lacios, Armand Duka i del në mbrojtje Hysajt

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i FSHF, Armand Duka i ka shprehur mbështetjen e tij mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga tifozët e Lacios akoma pa mbërritur mirë në kryeqytet.

Duka e këshillon Hysajn të vijojë punën dhe të stërvitet për të dhënë më të mirën tek Lazio, pasi fakti që ka kënduar një këngë jo të pëlqyeshme nga ultrasit nuk ua jep atyre të drejtën të vënë në dyshim personalitetin e tij.

Për Presidentin e FSHF sulmet ndaj Hysajt janë dhunë verbale e idiologjike dhe nuk kanë për të triumfuar ndaj tij pasi s’kanë asnjë lidhje me futbollin.

STATUSI NGA ARMAND DUKA

I dashur Elsi,

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

Zjarr Tv Ad