I dehur drejtonte motorrin, 58-vjeçari aksidentohet rëndë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mësohet se një 58 vjeçar në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e ciklomotorit e për pasojë ka marrë dëmtime të rënda ku është u transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:         


Pogradec/Informacion paraprak

Mesditën e sotme në aksin rrugor, në fshatin Memlisht, shtetasi Q. R., 58 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin ciklomotor tip “Piaggio”, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë ka marrë dëmtime trupore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad