Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar pasi u kap i dehur në timon edhe pse i ishte pezulluar leja e drejtimit vetëm pak kohë më parë.
Por si të mos mjaftonte ky fakt, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar, por i ka kanosur këta të fundit.
Shtetasi është identifikuar si E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.
Pasi nuk i ka ndaluar policise, patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë. Aty ka ka kanosur efektivet dhe pas testit te alkoolit ka rezultuar i dehur.
Njoftimi i policisë
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia Rrugore e Durrës në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për marrjen e masave shtesë në fundjave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar shërbimet në të gjithë territorin e qarkut Durrës.
Në këtë kuadër në Fushë Krujë në orët e mbrëmjes së djeshme është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale .
Ky shtetas duke drejtuar mjetin B.M.Ë.në qytetin e Fushë Krujës, nuk i është bindur Policisë për të ndaluar kur i është dhënë shenja e ndalimit por ka vijuar lëvizjen.
Patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.
Gjatë shoqërimit shtetasi E.K, ka kanosur e fyer punonjësit e policisë. Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit , ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.80 mg/litër. Njëkohësisht nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit rezultoi se drejtonte mjetin me Leje Drejtimi, pasi i ishte pezulluar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” “Kanosje” dhe “Mosbindje e urdhrit të policisë”.
Gjithashtu po në vijim të kontrolleve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Suzuki”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.