I dërguari i Vatikanit përballet me akuza për sulm seksual

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Vatikanit në Francë është nën hetim për sulme seksuale. Luigi Ventura, 74 vjeç, pretendohet se ka ngacmuar një zyrtar gjatë një fjalimi adresuar diplomatëve në Paris, më 17 janar. Zyra e kryebashkiakut të qytetit paraqiti një ankesë më 24 janar dhe një hetim gjyqësor u hap ditën tjetër. Kryepeshkopi Ventura ka shërbyer si ambasador për 10 vjet. Pretendimet vijnë në mes të valës së akuzave për abuzime seksuale nga klerikët. Një zyrtar i Bashkisë tha për Reuters se Kryepeshkopi Ventura preku në të pasmet në mënyrë të përsëritur dhe me këmbëngulje zytarin gjatë eventit. Javën e kaluar, Papa Françesku pranoi abuzimin seksual të murgeshave nga priftërinjtë dhe në dhjetor dy kardinalëve iu hoq titulli pas akuzave për abuzime.

 

Zjarr Tv Ad