“I doni aq shumë njerëzit e varfër, sa po shtohen dita ditës”, Saimir Korreshi: Po kthehemi siç na rrisnin mamatë tona, me kokodash me thërrimet e bukës

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka folur në Kuvend për rritjen e çmimeve dhe vështirësitë e familjeve shqiptare.

Ai ironizoi qeverinë, pasi u shpreh se qeveria i do aq shumë të varfrit, sa po i shton dita ditës. Sipas tij, po shkohet drejt kohës së “qoftëlargut”, kur mamatë i ushqenin fëmijët me kokodashët me thërrimet e bukës.

“Këto akte normative dhe rëndësia që po i jep kësaj krize kjo qeveri, është aq e trishtë sa ky Parlament sot me këtë lloj pjesëmarrje. Ju i doni shumë njerëzit e varfër, kjo duket sa dita ditës ata po shtohen, sa 54% janë në kushte mjerimi, dhe ne vazhdojmë ngremë akte normative, kontrollojmë domaten dhe specën, por harrojmë t’i mbjellim.

Të gjithë themi nafta u rrit për shkak të luftës, por si nuk e përmend njeri që kjo qeveri duhet të kontrollonte teë gjithë operatorët që operojnë në treg, të cilët kanë detyrim të kenë 90 ditë rezervë nafte. Nafta u rrit që ditën e parë të luftës. Nëse kjo qeveri e do kaq shumë këtë popull, të paktën t’ja kishte lënë naftën, se ka njerëz që e përdorin edhe për hall. Bordi nuk i kontrolloi këta operatorë, nëse kishin apo jo 90 ditë rezervë.

Kalojmë te çmimet. Ne mbase nuk e ndiejmë se i kemi rrogat e mira, por pjesa më e madhe nuk e mbyllin dot fundin e muajit, janë të detyruar të marrin edhe kredi për të ngrënë. Shikoni sa i keni çmimet e shportës, sa i keni miellin, makaronat. Njerëzit për t’i bërë ball, kanë reduktuar një vakt. Diskutojmë për bukën, por ju ngrini borde që menaxhijnë edhe çmimin, edhe fitimin. Kur ju kujdeseni kaq shumë të mos ngrihen çmimet, harroni të ngrini rrogat dhe pensionet.

Sot po dalin pensionet nga 95 mijë lekë, po çfarë mund të bëjë një njeri me 90 mijë lekë, se zonja ministre tha që duhen 140 euro. Sa pensionistë marrin më pak se kjo shumë, sa familje ka me përkrahje sociale? Si i dilet, kur vetëm buka po vete 1200 lekë. Ndonjë ditë do ngelim pa koren e bukës dhe nuk do kemi për të bërë trahananë nesër në mëngjes. Do kthehemi siç na rrisnin mamatë tona në kohën e qoftëlargut me kokodash me thërrimet e bukës.

Kjo është drana e çdo familje shqiptare, sepse pot ë shkosh në tregjet e Lushnjes, nuk gjen më prodhim shqiptar. Ne rritëm plehrat kimikë në atë farë feje, sa detyruam bujkun shqiptar të mos mbjellë më. Nëse i keni lënë serat bosh për hashash, të paktën na thoni, që mos t’i heqin njerëzit plasmasët se kanë 3 vite s’po mbjellin më”, thandër të tjera Korreshi.

Zjarr Tv Ad