Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Me minus 14 gradë të regjistruar në zonat malore të Dibrës e Kukësit, mbrëmja e së shtunës dhe orët e para të së dielës shënuan temperaturën më të ulët të këtij fillim viti.
Dita e dielë solli një rritje të lehtë, por në Dibër e Korçë temperaturat minimale mbeten – 9.5 dhe -7.3 gradë.
Sipas Meteoalb: dita e hënë nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale në territor por afër mesnatës dhe në vijim dita e martë sjellë një tjetër rënie me 2-3°C duke bërë që minimumi në rang territori të ulet sërish rreth vlerës -13°C.
E mërkura dhe e enjtja sjellin një rritje me 3-4°C por kjo rritje do të reduktohet sërish gjatë fundjavës së ardhshme.