I hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës, reagon Gazment Bardhi: Ja si qëndron e vërteta! Rama synon të pastrojë 2.1 mld euro në Portin e Durrësit

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas incidentit në Komisionin e Ligjeve, ku Gazment Bardhi i hodhi mikrofonin Klotilda Bushkës, deputeti demokrat ka reaguar duke thënë se iu hoq e drejta e fjalës.

Teksa ka publikuar videon nga ky moment, Bardhi shkruan se afera e Portit të Durrëist nuk mund të mbulohet as me heqje fjalë dhe as me masa disiplinore që mund të merren ndaj tij.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se bashkë me njerëzit e tij po synon të pastrojë 2.1 mld euro në projektin e Portit të Durrësit.

“Vullnetarët e Edvinit paskan kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj meje se paskam reaguar pse opozitës i hiqet e drejta kushtetuese për të folur në Komision ndaj aferës korruptive të Portit të Durrësit.

Çdo deputet ka të drejtën të diskutojë për një projektligj dhe mohimi i kësaj të drejte është shkelje flagrante e Rregullores! Vetëm në regjimin korruptiv të Edi Ramës ndodh që deputetëve tu mohohet e drejta e fjalës dhe më pas ato të mbajnë përgjegjësi pse reagojnë ndaj shkeljes së Rregullores.

2.1 miliard euro të korrupsionit qeveritar që Edi Rama dhe vullnetarët e tij synojnë të pastrojnë në projektin e portit të Durrësit nuk fshihen dot as me masa disiplinore dhe as me heqjen e të drejtës së fjalës në Komision. Faktet e kësaj afere korruptive kanë dalë e do dalin në dritë çdo ditë. Përgjegjësia për këtë nuk është disiplinore, por penale! Faktet nuk i fsheh dhe nuk i manipulon dot as një Olsi për llogari të një Olsi, siç u bë me dosjen “Xibraka”!, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad