“I hoqën mandatin, e fyen! Inoçente që merret me tregti lulesh”- Fuga: Ja si e mbron një psikanalist zotin Kajmaku para gjykatës italiane

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një psikanalist e mbron kështu zotin Kajmaku para gjykatës italiane, Qenan K. :

Zoti gjyqtar, i pandehuri është përjashtuar nga politika duke u akuzuar pa prova se ka qenë shkelës i ligjit diku, dikur!

I hoqën mandatin,

e fyen,

e përfolën në media,

e bënë gazin e botës,

kur ka dhjetëra hajdutë

që janë gjigandë në politikë!
Ai është një inoçente që merret me tregti lulesh !

Prandaj pasi e pësoi fatin e keq duke u akuzuar pa prova, inkoshienti e çoi që të kërkonte intutivisht identitetin e tij të plotësuar, pra të vihej konform imazhit që shoqëria, media dhe politika i dha.

Akuzës pa prova në të kaluarën i dha pra provën pa pasur akuzë.

Njëherë akuza pa provën tani prova pa akuzën!

Meqë njëherë u ndëshkua publikisht pa u provuar në gjykatë fajësia e tij, ligji i natyrës që kërkon bashkimin e dy gjysmave kudo që ndodhen, e bëri atë që pasi u akuzua pa provë të jepte më pas provën e akuzës!

Prandaj është i pafajshëm, ose është po aq i fajshëm sa edhe Edipi mbret që fati i paratha se do të zinte vendin e babait!

Fatit nuk i del dot kundër askush!

Zoti Gjyqtar!

Ai plotësoi pritshmëritë që shoqëria kishte ndaj tij! Ja po t’ju thonë juve të gjithë se jeni i çmendur, a nuk do t’i besoni kësaj një ditë, dhe pastaj a nuk do të çmendeni realisht?

Zjarr Tv Ad